Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ikën nga Skënderbeu, Afrim Taku kthehet në Amerikë

Pas festës për kualifikimin në fazën “play off” të Europa League, rrugët e Skënderbeut dhe Afrim Takut janë ndarë. Klubi dhe mesfushori i dhanë fund bashkëpunimit me konsensus, edhe pse sipas marrëveshjes 28-vjeçari do të luante me skuadrën përgjatë gjithë angazhimeve në arenën ndërkombëtare.

Largimi i Afrim Takut lidhet me detyrimet e paraqitjes që futbollisti ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsa i takon dokumentacionit për lejen e qëndrimit. Duke vlerësuar këtë situatë dhe faktin që familja e lojtarit jeton përtej Atlantikut, drejtuesit e Skënderbeut vendosën të pranonin kërkesën e mesfushorit për tu larguar.

Pas një sezoni mbresëlënës në aspektin individual me Tiranën, Taku firmosi me Skënderbeun për të luajtur vetëm në kupat e Europës. Nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja, lojtari u aktivizua për 27 minuta në sfidën e turit të parë ndaj Sant Julias.

Në duelin e turit të dytë kualifikues përballë Kairat Almaty, Taku u aktivizua titullar në të dy ndeshjet, për një total prej 170 minutash në fushën e lojës. Përballë Mladá Boleslav, mesfushori ishte titullar në ndeshjen e parë, të humbur 2-1 në Republikën Çeke, ku u zëvendësua në min 67. Në sfidën e kthimit, ku Skënderbeu realizoi një përmbysje madhështore, Afrim Taku nuk luajti.

Në 10 minutat e fundit, trajnerin Daja zgjodhi ta mbante në stol dhe të aktivizonte Sebino Plakun, me sulmuesin që rezultoi zgjedhja e goditur, pasi realizoi golin e dytë për Skënderbeun, me korçarët që pas barazimit me shifrat e përgjithshme 3-3, u kualifikuan pas penalltive dhe tashmë do të luajnë ndaj Dinamos së Zagrebit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...