Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ikën një Gigi vjen një tjetër, Donarumma pasuesi i Buffon te Italia

Gianluigi Donnaruma pasardhësi i Buffon. Gardiani i portës së kombëtares italiane fill pas përfundimit të takimit ndaj Suedisë, ku të kaltërit nuk mundën dot të siguronin kuaifikimin për në Botërorin Rusi 2018, deklaroi se do të tërhiqej nga kombëtarja. Në fjalën e tij, Buffon u shpreh se do të lërë një grup me lojtarë të rinj të cilët do t’i shërbejnë në lartësinë e duhur skuadrës. Për sektorin e portës, gardiani veçoi emrat e Gianluiggi Donarummas dhe Mattia Perin.

Në Itali mediat shohin portierin e Milanit si pasardhësin ideal të Buffon. Sidoqoftë tashmë është radha e 18-vjeçarit të tregojë pjekuri dhe që është në lartësinë e duhur. Duhet të tregojë se me Buffon nuk ka të përbashkët vetëm emrin, por  edhe  në performancë ai është njësoj si 39-vjeçari. Në fakt Donnarumma prej kohësh përflitet si trashëgimtari ideal në portën e të kalrtëve. Gardiani i Juventusit  gjithashtu nuk ka nguruar ta cilësojë 18-vjeçarin  si një talent i cili mund ta zëvendësojë. Sidoqoftë përtej fjalëve tani më radhën e ka fusha. Donnarumma duhet të bindë të gjithë se roli i titullarit në kombëtaren e italisë është mëse i merituar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...