Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Iki unë, me lojtarët nuk keni punë”, trajneri shpërthen ndaj ultrasve

Paulo Fonseca mori drejtimin e Lille në verë. Aventura në Ligue 1 po përballet me krizën e parë, madje mund të përfundojë më shpejt se marrëveshja (2024).

Trajneri portugez e ka përjetuar shumë keq irritimin e tifozëve, të cilët shpërthyen në vërshëllima dhe ofendime ndaj skuadrës pas barazimit shtëpiak ndaj Reims.

Jam shumë i zhgënjyer nga tifozët. Ata na kanë mbështetur gjithmonë deri më tani, por bënë të kundërtën kur skuadra kishte nevojë më shumë se kurrë për ta.

Nëse ka një fajtor, ai jam unë. Nëse duhet të protestojnë, atëherë le ta bëjnë ndaj meje dhe jo ndaj futbollistëve.

Nëse nuk janë të kënaqur me mënyrën se si luajmë, ka një zgjidhje: mundem të largohem. E kam shumë të thjeshtë ta bëj.

Jam shumë i zhgënjyer me këtë situatë”, u shpreh trajneri portugez. Lille renditet përkohësisht në vendin e shtatë, gjashtë pikë larg zonës Champions.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...