Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ikona bardheblu qëndron te Tirana, por me rol të ri

Gentian Muça largohet nga futbolli i luajtur po jo nga Tirana. Mësohet se mbrojtësi 35-vjeçar nuk do të zbresë më në fushat e gjelbra, duke e mbyllur karrierën si futbollist, por do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit. Edhe pse nuk udhëtoi me skuadrën për fazën përgatitore që po zhvillohet në Turqi, Muça  do të mbetet pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë, por me rol të ri.

SuperSporti ka mësuar se palët janë bisedime për pozicionin që do të ketë ikona bardheblu (me shumë mundësi në stafin teknik).

Gentian Muça ka një palmares të pasur me trofe. Në Shqipëri ka fituar tri herë titullin kampion, të parin me Dinamon dhe dy të tjerë me Tiranën. Me bardheblutë ka fituar gjithashtu dy Kupa dhe po kaq Superkupa të Shqipërisë. Mbrojtësi ka ngritur lart edhe dy trofe në Kosovë në radhët e Prishtinës, atë të kampionit dhe të Superkupës së Kosovës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...