Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ikona e Juves mirëpret kthimin Lukakut në Itali: Dominues në aspektin fizik

Alessandro Del Piero shtyn Romelu Lukakun drejt rikthimit në Itali. Ish-numri 10 i Juventusit e konsideron shumë të leverdishme marrëveshjen e mundshme mes zikaltërve dhe Chelsea-t për dy arsye:

“Chelsea nuk ka nevojë për të për mënyrën se si luan. Në Itali, megjithatë, ai mund të bëhet sërish dominues. Chelsea nuk kishte nevojë, prandaj Thuchel e linte shpesh në stol”.

Sipas Del Piero, praktikisht nuk ka dyshime që Lukaku te Chelsea nuk mund të ketë të ardhme:

“Gjatë sezonit, u shfaq dëshira e tij për t’u kthyer në Inter. Më pas Tuchel u përpoq t’i rregullonte gjërat, por kur bën deklarata të tilla, dëmi është bërë tashmë, kjo do të thotë që mendja jote nuk është më aty”.

Në Itali, Lukaku mund të kthehet ai i mëparshmi:

“Tek Interi ai mund të bëjë gjëra të mëdha, në Itali mund të jetë dominues në nivelin fizik. Sigurisht, çdo rikthim është i vështirë, sepse ka pritshmëri të ndryshme. Megjithatë, nëse ikën nga një vend ku, për çfarëdo arsye, nuk ndihesh mirë, kjo është diçka që të jep energji të madhe”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...