Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Iku fshehurazi nga grumbullimi, Willem II pezullon Donis Avdijajn

Donis Avdijaj pezullohet nga klubi i tij holandez, Willem II Tilburg, për thyerje të disiplinës. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, dikur pjesë e Schalke 04, është larguar fshehurazi nga grumbullimi një ditë para takimit të fituar 0-2 në transfertë me Emmen.

Avdijaj dhe tre futbollistë të tjerë gjermanë, Timon Wellenreuther, Thomas Meissner dhe Atakan Akkaynakbaxten, duke shfrytëzuar faktin se qyteti Meppen (Gjermani), është vetëm 30 km larg Emmenit, janë larguar fshehurazi nga hoteli, për t’u dëfryer në tregun e Krishtlindjes.

Trajneri i Willem II, Adrie Koster, vendosi të mos i përfshinte lojtarët në listë për ndeshjen me Emmenin, ndërsa më vonë u mor vendimi për pezullimin e tyre.

Avdijaj konsiderohej një talent i futbollit gjerman, por ndoshta fama e parakohshme ndikoi në karakterin e tij. Shpeshherë ka shkaktuar probleme tek ekipet ku është aktivizuar.

Më herët, në lidhje me sjelljen e tij, 22-vjeçari pat deklaruar: “Te Schalke isha ende shumë i ri dhe kam bërë gabime, e kërkoja fajin te të tjerët”. Ngjarja e fundit tregoi se ende nuk ka zënë mend.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...