Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Iku Vierchowod, Kamza zyrtarizon trajnerin e ri

Kamza ka arritur akordin me Bledar Devollin, për t’i besuar pankinën për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kamzali, nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare. Devolli do të ketë si ndihmës të tij Jurgen Agollin dhe Eldi Topin, ndërsa Bledar Vashaku do të jetë trajneri i portierëve.

Ish mesfushori i njohur gjirokastrit do të zërë vendin e italianit Pietro Vierchowod, i cili u prezantua te Kamza sapo mbaroi sezoni i kaluar, por më pas preferoi të mos vijë në Shqipëri.

Devolli ka një karrierë të pasur si futbollist, pasi ka luajtur me skuadra si Vllaznia, Luftëtari, Tirana, Partizani, Skënderbeu, Flamurtari, etj., ndërsa si trajner ka drejtuar Luftëtarin, Bylisin dhe skuadrën kosovare, KEK, në Kategorinë e Parë.

Për gjirokastritin bëhet fjalë për një rikthim në pankinën e Kamzës, pasi ka drejtuar këtë klub në sezonin 2016-2017, kur militonte në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...