Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Il Messaggero”: Strakosha-Berisha, rivaliteti i përjetshmëm i miqve shqiptarë

Këtë të diel do të luhet takimi i Serisë A, SPAL-Lazio, një sfidë që ofron një derbi mes kuqezinjve Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha. Për ironi të fatit, largimin e Etritit nga Lazio drejt Atalantës në vitin 2016 e shfrytëzoi Thomasi, që shndërruar titullar i padiskutueshëm i bardhekaltërve. “Il messaggero”, këtë të shtunë, i ka kushtuar një shkrim të veçantë këtij dueli, mes dy protagonistëve që konkurrojnë për fanellën e titullarit në Kombëtaren Shqiptare”.

“Doreza” e parë e sfidës u hodh në Shqipëri. Tani është një tjetër gati, në “Ferrara”. Strakosha gjen Etrit Berishën… Një mijë kryqëzime dhe një betejë e pafund. E “dëboi” nga Lazio, herën e fundit edhe nga kombëtarja, tani Thomasi dëshiron ta mundë edhe si kundërshtar të drejtpërdrejtë Etritin, në sfidën e kësaj fundjave të Serie A, Spal-Lazio.

Që nga marsi 2017, Strakosha nuk është larguar nga porta bardhekaltër dy herë me radhë. Ai nuk pësoi gol në javën e parë kundër Sampdorias, ndërsa u ndëshkua nga një penallti në derbin kundër Romës. Në verë i kishte shqetësuar të gjithë për përsëritjen e një problemi të vjetër në shpinë.

Sidoqoftë, portieri shqiptar i bardhekaltërve e ngriti kokën me nxitim, pati sukses edhe një herë. Në pak ditë do të mbushen saktësisht tri vite, që nga dita kur Strakosha debutoi me Lazion.

Ishte 20 shtatori 2016. Thomas bëri debutimin e tij në “San Siro”, në vend të Marchettit, kundër Milanit, duke mos lënë një përshtypje të madhe. Por, ishte fillimi i një ngjitjeje të gjatë që nuk do ta largonte kurrë nga porta e kryeqytetasve. Ai u bë numri 1 i Lazios në të njëjtin vit në të cilin Berisha u detyrua të emigronte tek Atalanta. Përtej vetvetes, Strakosha duhet të falënderojë Etritin, që ia la të lirë rrugën.

Një vit më parë, në Serinë B, portieri i datëlindjes 1995 ishte në stol, te Salernitana. Lazio e ktheu atë, por është e mahnitshme sesi fati i buzëqesh gjithmonë Strakoshës. Ai tashmë i ka rritur paraqitjet me bardhekaltrit (128 ndeshje), karshi 60 ndeshjeve të Berishës, po me këtë fanellë, në tri vite. Tani, Thomas synon të rrëmbejë edhe portën e Shqipërisë. Aty nuk i kishte mirë punët me trajnerin Panucci, që e përjashtoi nga dy kualifikueset e “Euro 2020”, sepse kërkoi të paraqitej me vonesë në grumbullimin kuqezi.

Dhe të mendosh që Etriti kishte qenë numri 1 i Edy Rejas në Bergamo, tani edhe te Shqipëria ka zgjedhur Thomasin titullar në ndeshjet kualifikuese kundër Francës dhe Islandës.

Strakosha i thotë faleminderit, por në moshën 30-vjeçare Berisha nuk duket se vuan nga zilia: “Thomasi është e ardhmja dhe ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Unë e konsideroj atë si vëllain e vogël”.

Nesër, megjithatë, nuk do të ketë hapësirë për ndonjë thirrje të zemrës, sepse Etriti ka bërë gjithçka për t’u kthyer dhe rikuperuar nga një shqetësim muskulor.”

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...