Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Ilary Blasi: S’më pëlqejnë skenat në publik, dashuria s’është veç puthje

Gazetat dhe revistat e “gossip”-it pyesin rregullisht: mes Francesco Totti dhe Ilary Blasit shkon gjithçka mirë, apo çifti është në krizë? Këtij provokimi i përgjigjet prezantuesja e famshme italiane:

“Ka vite që flitet për marrëdhënien tonë, e vërteta është se unë dhe Francesco jemi të rezervuar. Ka vite që bëjnë të njëjtën pyetje, nëse unë e Francesco jemi në krizë. Kjo ndodh sepse paparacët janë të dëshpëruar dhe na luten të dhurojmë një puthje.  Asnjëherë nuk kemi dashur, më vjen turp, nuk na pëlqejnë skenat në publik”.

Ilary atëherë rrëfeu një skenë që ndodhi gjatë verës:

“Këtë verë, në një varkë, bëmë një përjashtim. Bashkë me ne ishin edhe disa miq, që e mbajtën lojën. Sapo shfaqeshin fotografët, fshiheshin dhe na jepnin pak kohë: 3, 2, 1… puthuni! Ishte dëfryese. Por dashurinë nuk duhet ta tregosh me të puthura. Kam parë shumë çifte që japin spektakël me të puthura e më pas përfundojnë të ndarë.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...