Gossip

Ilda Bejleri i “shkel” syrin Netflix-it

Moderatorja e mirënjohur e “Supersport” dhe një nga ikonat e “Digitalb” shfaqet nën logon “Netflix”. Ilda Bejleri ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku bën edhe njoftimin surprizë. Ajo do të shfaqet këtë herë në një sfidë të re, si aktore. Bejleri njihet si gazetare dhe moderatore e emisioneve sportive në “Digitalb”, por edhe si prezantuese ku spikati me super shown gjigant “Kthimi i Dallëndysheve”, pak kohë më parë. Tashmë bukuroshja e ekraneve do të shfaqet në një sfidë kinematografike, “Rimetti a noi i nostri debiti”, një film me regji të Antonio Morabito, që tregon historinë e Guidos (Claudio Santamaria), që mundohet të ecë përpara në jetë si të mundet.

 

To Top