Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ilir Daja: Çinari e nis derbin nga stoli, po shohim 2-3 alternativa për mbrojtjen

Eraldo Çninari do të jetë i gatshëm për derbin me Tiranën, por do ta nisë nga stoli. Konfirmimi erdhi nga trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp para supersfidës së javës së 15-të të superiores.

“Çinarin do ta quaja si një blerje të re. Përveç se është një nga lojtarët kryesorë të kampionatit shqiptar dhe Partizanit është një vlerë e shtuar për vetë faktin se e njeh ekipin dhe kampionatin. Ka qenë pjesa jonë gjatë kësaj periudhe. Do kohën për të marrë formën, sepse nuk ka ndeshje zyrtare të luajtura. Them se do të jetë “ogur” i mirë për të përballuar me sukses ndeshjen e nesërme. Ndoshta nuk mund të jetë pjesë e formacionit, sepse jemi përgatitur gjatë gjithë javës me mungesën e Çinarit, por që patjetër në momentin e duhur do ta hedhim në fushë. Është një lojtar që ka vlera mjaft të mira individuale dhe përshtatet me çdo manovër që mund të përdorim nesër në ndeshje.”

Derbi: Derbi është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit. Sido që të jetë niveli ekipeve, derbet kanë qenë të paparashikueshme. Ky derb i gjen ekipet me një diferencë 3 pikë. Pothuajse janë aty-aty. Pa diskutim që ekipi do të jetë i motivuar, ashtu siç do të jetë dhe kundërshtari. Janë të 3 rezultatet në lojë, shpresojmë që fitorja të jetë për ne. Është ndeshja e radhës, ka vlerën e 3 pikëve, përveç bonusit psikologjik. Nuk ka ndikim në ecurinë e mëtejshme të ekipit. Jemi më të konsoliduar tani. E presim ndeshjen me qetësi, gjithë kontingjentin e kemi në dispozicion, mund të bëjmë ndërhyje edhe më shpejt se ndeshjet e tjera. Formën më të mirë po e kalojmë në këtë periudhë.”

Përforcimi mbrojtjes: Shpresojmë që të ketë ndërhyrje edhe në mbrojtje. Po vëzhgojmë disa lojtarë nga tregu i huaj dhe ai shqiptar, që ofron shumë pak në cilësi, në repartin e mbrojtjes. Jemi fokusuar te 2-3 alternativa në tregun e huaj, për të zgjedhur më të mirin, ndoshta jo me ndonjë cilësi të jashtëzakonshme, por për të dubluar rolet, sepse kampionati është i gjatë.

Merkatoja në dalje: “Në momentin që do të ketë afrime, do të bëjmë të mundur edhe merkaton në dalje, sidomos për ata që kërkohen dhe janë një bonus teknik. Kemi një projekt që të kemi një Partizan kompetitiv. Daljet krijojnë vakuum, që në vend të vend të bëjmë mirë, bëjmë keq.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...