Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Ilir Daja: Fitore e madhe e Ballkanit dhe e gjithë Kosovës

Ilir Daja e nis prononcimin pas ndeshjes së madhe me Bate Borisovin, duke ia dedikuar suksesin të dëmtuarit Lindon Emërllahu, tashmë i operuar e që do të mungojë për një kohë të gjatë.

“Kjo ftore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është operuar, është pika jonë e fortë. Fitorja shkon për tifozët e Suharekës, të Kosovës.

Në pjesën e parë kemi pasur tri katër raste me portierin dhe kemi marrë një gol, futbolli i ka këto, nga një ekip që ka më tepër përvojë se ne, ka lojtarë shumë të mirë.

Nëse e shtrijmë përgjatë 90-minutëshit, e kemi dominuar, me lojë gola dhe raste. Duhet të kishim shënuar më shumë gola. Gjithsesi, rezultati 4-1 përballë një kundërshtari me përvojë, me të gjithë këto element, është fitore e madhe. Futbollistët e meritojnë një bravo të madhe për të që kanë bërë, një skuadër e një qyteti të vogël, por me zemër të madhe.

Lexo edhe: 

Suksesi i Ballkanit është sukses i futbollit të Kosovës. Me atë humbje me Ludogortetsin të merren specialistët.

Çelësi i suksesit: “Ne, trajnerët, nuk zbërthemi nga ana tekniko-taktike, sepse kemi edhe një ndeshje tjetër. Është sekret profesional, as unë dhe as djemtë nuk mund të tregojmë se kush ishte strategjia jonë.”

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...