Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ilir Daja në 360 ͦ: Europa, merkato, titulli

Ilir Daja gjykon në ftohtë suksesin e Skënderbeut që u kualifikua në fazën “play off” të Europa League. Trajneri pranoi se fati ishte me korçarët ndaj Mladas, ndërsa listoi faktorët e vërtetë që ndikuan te triumfi.

Ilir Daja

Mentaliteti i fituesit bëri të gjenim forca të kthenim rezultatin, por ishte edhe fati, sepse ashtu siç ne kishim shanset tona, i kishte edhe kundërshtari. Në 45 minutëshin e dytë të gjithë lojtarët besonin te kualifikimi. Nuk kemi bërë asnjë ditë pushim dhe të gjithë kërkonim që të vazhdonim më tej prej gjithë atij mundi.

Tekniku i Skënderbeut zbuloi edhe prapaskenat e fitores me penallti. Nga zgjedhja e stafit për të mos punuar me 11-metërshat në stërvitje, te vendimi për të lënë portierin Orges Shehi të gjuante i pari.

Ilir Daja

Të them të drejtën nuk kishim punuar fare për goditjen e penalltive. Nga eksperienca si lojtar dhe trajner, penalltitë në stërvitje janë shumë të ndryshme nga ato në ndeshje. Vendosëm të gjithë bashkë që gjuajtjen e penalltive tua linim lojtarëve tek të cilët besonim. Vendosëm vetëm listimin, duke i lënë Shehit penalltinë e parë, e cila është shumë e rëndësishme.

Vlerësimet për kapitenin janë të mëdha dhe Daja nuk e fsheh rëndësinë e gardianit 40-vjeçar, që duket se po kalon një rini të dytë.

Ilir Daja

Natyrshëm që Shehi është nga pikat kryesore të ekipit, sepse është edhe kapiten. Është një qetësi për grupin dhe kur themi që kishim edhe fat në këtë ndeshje, nuk mohojmë asnjëherë atë që bëri Orgesi gjatë 90 minutëshit, në kohën shtesë dhe te penalltitë.

Drejtuesi i stolit bardhekuq komentoi edhe atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët në Elbasan Arena, duke besuar se në atë mbrëmje Skënderbeu fitoi zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë.

Ilir Daja

Kur krijohet ai lloj entuziazmi si në Elbasan, ne kemi përgjegjësi tia kthejmë. Përveç tifozëve tanë që kanë qenë gjithmonë bashkë me ne, atë mbrëmje ne kemi fituar edh të gjithë tifozët shqiptarë, sepse në fund ishin të gjithë të lumtur për atë lloj kualifikimi. Besoj që në atë mbrëmje fantastike të gjithë e kanë ndjerë veten korçarë.

Ilir Daja komentoi edhe shortin e fazës “play off”, që e vendosi Skënderbeun përballë gjigandëve kroatë të Dinamos së Zagrebit. Një kundërshtar i vështirë, përballë të cilit Skënderbeu nuk do të luajë i dorëzuar.

Ilir Daja

Nuk doja të ishte sidomos një ekip nga Ballkani dhe një skuadër me emër dhe traditë në Europë. Por, ky është shorti. Dinamo është e favorizuar, por futbolli njeh edhe suituata të papritura. Nuk do të hyjmë në fushë të dorëzuar, pasi edhe ne e kemi potencialin e duhur dhe këtë e kemi treguar. Të bëjmë gjithçka që është e mundur ndoshta drejt kualifkimit në fazën e grupeve.

Për sfidat në “play off” Skënderbeu do të ketë të gatshëm sulmuesin Ali Soëe, ndërsa trajneri zbuloi se klubi synon edhe një goditje në merkato.

Ilir Daja

Soëe dhe merkato? Soëe ishte i pranishëm në dy seancat e fundit stërvitore. Kërkonim një lojtar që të bëjë diferencën në majën e sulmit. Përshtatja e tij me manovrën tonë duhet të jetë sa më e shpejt, në mënyrë që ta kemi në dispozicion ndaj Dinamos. Mendoj se drejtuesit e klubit janë edhe në kërkim të një lojtari tjetër dhe do të ishte më mirë që ky lojtar të sigurohej brenda afatit për ta federuar në fazën play-off.

Paraqitja e këtij edicioni në kupat e Europës është shërben padyshim si një garanci për faktin që Skënderbeu do të jetë sërish pretendent për titullin në Shqipëri. Trajneri Daja beson, por kërkon nga skuadra përqendrim maksimal.

Ilir Daja

Në planin psikologjik ka dy anë të medaljes. Këto përballje i kanë dhënë besim lojtarëve për atë që mund të bëjnë. Por, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi edhe kampionati shqiptar ka vështirësinë e vet. Por, nëse do të bëjmë këtë që kemi bërë në Europë, besoj që do të jemi në rrugën e duhur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...