Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ilir Daja, timonieri që ndryshoi Skënderbeun

Skënderbeu ka treguar rritje në lojë dhe rezultate që në fillimin e këtij viti, kur skuadra iu besua trajnerit Ilir Daja. Në dhjetorin e vitit 2016, pas përfundimit të supersfidës Skënderbeu – Partizani, korcarët të cilët u mundën 1-2 në shtëpi panë veten 5 pikë larg Kukësit kryesues dhe 4 pikë larg Partizanit pretendent për titullin. Drejtuesit morën vendimin për të larguar Agostinellin duke afruar Ilir Dajën, që u largua në mesin e sezonit nga Tirana. Ky ndryshim rezultoi i goditur për korcarët, pasi bardhekuqtë iu rikthyen pretendimeve për titullin, madje e humbën atë në sfidën direkte aq shumë të kontestuar ndaj Kukësit në Zeqir Ymeri. Që nga debutimi në stol më 28 janar ndaj Flamurtarit në Korcë, Skënderbeu i Dajës ka luajtur 22 ndeshje në superiore, duke fituar 15, barazuar 5 dhe humbur vetëm dy.

Mesatarja e pikëve për ndeshje është 2.27, një ecuri i jashtëzakonshme që kulmoi me suksesin në Zeqir Ymeri ndaj Kukësit në fillim të kësaj jave. Sikur të mos mjaftojnë rezultatet dhe loja në rritje në kampionat, këtë verë Skënderbeu vendosi edhe rekordin në Europë, pasi u bë e para skuadër që kalon 4 ture në kompeticionet e UEFA-s për tu rikthyer në fazën e grupeve të Europa League, aty ku luajti edhe dy sezone më parë. Padiskutim që merita për këtë ecuri shkon për drejtuesit por duartrokitjet më të mëdha i meriton Ilir Daja, strategu që bëri të funksionojë si duhet skuadrën pas një periudhe me oshilacione në lojë dhe rezultate.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....