Futboll

Ilir Meta reagon për shpërthimin në shtëpinë e kreut të FSHF-së: Akt terrorist, të ndalen frymëzuesit dhe autorët

Për shpërthimin me tritol në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në qytetin e Durrësit, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ky i fundit dënoi ngjarjen e rëndë dhe bëri apel për vënien para drejtësisë në mënyrë emergjente, të frymëzuesve dhe autorëve të vënies së tritolit.

“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë. Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, shkruan Meta në rrjetin social.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency