Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Iluzion optik” me Icardin, Draxler…, si ka dështuar totalisht PSG në merkaton në dalje

Largimi i Mauro Icardit te Galatasaray mund të perceptohet si çlirim klubin e PSG-së, që zotëron kartonin e argjentinasit, por nuk është kështu. Francezëve në fund u është dashur të pranojë ofertën e Turqisë për mungesë ofertash. Sipas “Le Parisien”, është thjesht një iluzion optik, pra që e percepton ndryshe nga ç’është në të vërtetë.

Sepse PSG do të paguajë 88% të pagës së tij vjetore (6 milionë euro). Jo vetëm për argjentinasin: 80% të pagës së Draxler, 60% të Kurzawas apo 40% të Wijnaldum.

Nuk është i vetmi operacion që ka shkuar keq për PSG-në. Janë edhe 14 largime të tjera, ndër të cilat veçohen Paredes, Wijnaldum, Ander Herrera apo Draxler.

Nga 14 huazimet që PSG ka negociuar, vetëm gjysma kanë një opsion blerjeje: Abdou Diallo te Leipzigu (25 milionë euro), Leandro Paredes tek Juventusi (22.6 + 3 milionë euro), Édouard Michut te Sunderland (5 milionë euro), Éric-Junior Dina Ebimbe te Frankfurti (6,5 milionë €), Georginio Wijnaldum te Roma (8 milionë €), i riu Kenny Nagera te Lorient (500,000 € dhe një përqindje në rast rishitjeje) dhe Ander Herrera tek Athletic Bilbao. Në rast se këto transferime do të realizoheshin të gjithë, PSG do të përfitonte vetëm 70 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...