Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Immobile: Erdhëm të bëjmë një hap para, por bëmë 10 të tjerë mbrapa

Lazio pëson një humbje të thellë 5-1 në transfertën daneze ndaj Midtjylland, ndërsa menjëherë pas ndeshjes, i pari që mori përgjegjësitë e disfatës ishte kapiteni Ciro Immobile, i cili u bëri një nga paraqitjet më zhgënjyese të karrierës.

Sulmuesi deklaroi se skuadra ka bërë dhjetë hapa pas me këtë paraqitje dhe u kërkoi ndjesë tifozëve, sidomos atyre që morën rrugën nga Roma për në Danimarkë, për të ndjekur ndeshjen.

“E ndjej se duhet t’u kërkoj ndjesë tifozëve, veçanërisht atyre që udhëtuan nga Roma për këtu. Nesër do të analizojmë gjithçka ndodhi, që na solli në këtë humbje. Një rezultat të tillë nuk e prisnim, por sot nuk kemi zbritur fare në fushë. Erdhëm të bëjmë një hap përpara, por bëmë 10 të tjerë mbrapa”, tha Immobile.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...