Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Immobile makineri golash, drejt thyerjes së rekordit të Higuainit

Ciro Immobile i pandalshëm drejt rekordit të golave në Serinë A. Pas 25 javëve në Serinë A, falë golit të shënuar në fitoren 2-3 të Lazios në fushën e Genoas, “Mbreti Ciro” ka arritur kuotën e 27 golave në kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme që ka lejuar “bomberin” bardhekaltër të barazojë rekordin e Antonio Angelillon në sezonin e largët 1958-1959 (27 gola në 25 javët e para). Cristiano Ronaldo mbetet i dyti me 6 gola më pak. Immobiles i duhen edhe 9 gola deri në fund të sezonit për të barazuar rekordin e El Pipita Higuain, që ka shënuar 36 gola brenda një sezoni në Serinë A.
Deri në fund të kampionatit janë për t’u luajtur edhe 13 ndeshje dhe rekordi i Higuainit duket krejtësisht i arritshëm madje i kapërcyeshëm nga Immobile.

Që nga sezoni 2016-2017, Immobile ka mundur të shënojë plot 94 gola me fanellën e Lazios. Statstikë kjo që e rendit sulmuesin bardhekaltër vetëm pas Lionel Messit (125 gola) dhe Robert Lewandowskit (106 gola).

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...