Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Immobile ‘përmbys’ Juventusin, shqiptarët makth për Dybalën

Generated by IJG JPEG Library

Ciro Immobile është padiskutim futbollisti më i mirë i Serisë A, në këto 8 javë të para, me plot 11 gola të shënuar. Italiani ka shtangur Juventusin, teksa ka shënuar 2 herë brenda 7 minutave dhe i ka dhënë Lazios 3 pikët në Torino. Juventusi kaloi në avantazh në minutën e 24-t, me anë të Douglas Costës, i cili shfrytëzoi më së miri një grushtim të portierit shqiptar Thomas Strakosha.

Në fillimin e pjesës së dytë fillon ‘Immobile show’, me sulmuesin e Lazios që barazon shifrat në minutën e 47-të, pas një kombinimi të bukur me Luis Alberton. 7 minuta më pas, Immobile futet në zonë dhe fiton një 11 metërsh, të cilin e kthen në gol po vetë, duke vulosur rezultatin 1-2. Në minutën e 6-të shtesë, Juventusi fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi Dybala, por e priti mjeshtërisht Strakosha. Portierët e kombëtares shqiptare duket se janë kthyer në makth për Dybalanë, sepse dy javë më parë, ishte Berisha që i priti 11 metërshin në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e 4-t, me 19 pikë, po aq sa kanë edhe Inter e Juventus. Bardhekaltrit janë duke kaluar një formë të shkëlqyer, të udhëhequr nga golat e Immobiles dhe siguria në portë e portierit Strakosha, i cili edhe sot u bë hero me ndërhyrjet e tij shpëtimtare dhe penalltinë e pritur në shtesë. Nga ana tjetër, Juventusi pëson humbjen e parë në kampionat, fill pas barazimit në transfertën ndaj Atalantës, ndërsa rrezikon të shkëputet shumë nga kreu, nëse Napoli fiton sonte ndaj Romës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...