Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Immobile sërish pozitiv me gjenin “N”, do vazhdojë izolimin!

Situatë e çuditshme ajo që po ndodh me sulmuesin e Lazios Ciro Immobile. Ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por edhe pse kanë kaluar disa javë ende nuk po merr ok-in që është shëruar për të zbritur sërish në fushë. Edhe në tamponin e fundit që ka kryer, atij i është gjetur sërish gjeni “N” dhe është pozitiv. Kështu që Immobile do të vijojë të qëndrojë në karantinë dhe nuk mund të luajë për Italinë në ndeshjen ndaj Bosnje Hercegovinën dhe me shumë gjasa as me Lazion në fundjavë.

Immobile është tërbuar nga kjo situatë, pasi një ditë më parë e ka bërë tamponin në dy klinika të ndryshme dhe njëri e ka nxjerrë pozitiv dhe një tjetër negativ. Sulmuesi i Lazios po pret me padurim që të dalë sa më shpejt negativ që t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...