Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Immobile shënon, por Higuain mbetet i pathyeshëm, Vrioni debuton në Serinë A

Ciro Immobile gjen golin edhe në sfidën e fundit të Serisë, ndaj Napolit (3-1), por që nuk i mjaftoi për të thyer rekordin e Gonzalo Higuainit, që ka mundur të shënojë po 36 gola brenda një sezoni në elitën e futbollit Italian kur luante me Napolin. “Bomberi” lazial me 36 gola të shënuar fitoi “Kepucën e Artë” në Itali dhe Europë, duke lënë pas me dy gola më pak Robert Lewandowskin. Immobile shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 22-të, ndërsa që në fillim të sfidës Mario Rui kishte kaluar në epërsi vendësit. Gjatë pjesës së dytë skuadra e Gattusos shënoi edhe dy gola të tjerë me Insignen me 11-metërsh dhe Politanon në kohën shtesë. Gjithsesi, ky rezultat nuk ndryshoi asgjë në renditjen e të dyja skuadrave.

Interi e mbyll Serinë A në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Juventusit kampion. Zikaltrit fituan ndeshjen direke me Atalantën në Bergamo me rezultatin 0-2, duke lënë pas me 4 pikë më pak pikërisht skuadrën e drejtuar nga Gasperini, që i kërcënonte statusin e nënkampionit. Goli i shpejtë i D’Ambrosios, i shënuar pas vetëm 50 sekondave lojë, dhe finalizimi i Ashley Young në të 20-tën u mjaftuan zikaltërve për t’i bërë mbylljen e duhur kampionatit.

Pa shumë titullarë në dispozicion, me të cilëve edhe Cristiano Ronaldo, Juventusi humbi 1-3 në “Allianz Stadium” ndaj Romës. Edhe pse bardhezinjtë kaluan të parët në epërsi me Higuainin që në minutën e 5-të, verdhekuqtë reaguan me Kalinicin dhe Perotin (nga një gol në çdo pjesë). Në minutën e 79-të Sarri aktivizoi në vend të Higuainit Giacomo Vrionin, që pas 5 takimeve në stol, arrin të debutojë me “Zonjën e Vjetër” në Serinë A.

Fitore e pastër 3-0 e Milanit në “San Siro” ndaj Cagliarit. Kuqezinjtë mund të kishin arritur rezultat më të thellë nëse Zlatan Ibrahimovic nuk do të kishte gabuar nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-0 (Klavan shënoi autogol në minutën e 11-të). Gjithsesi, gjiganti suedez e tundi rrjetën në minutën e 55-të i shërbyer nga Castillejo, ndërsa Bonavetura pak çaste më vonë realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...