Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Immobile “tradhton” Lazion, në kryeqytet feston Torino

4 gola, 1 karton të kuq dhe një fitues. Torino bën goditjen e madhe në “Olimpico” kundër Lazios duke i mohuar skuadrës bardhekaltër mundësinë për hapin e madh të sezonit. Fundi i pjesës së parë dhe fraksioni i dytë vendosi fatet e takimit të luajtur në kryqytetin italian ku vendimet e arbitrit ndoshta do të diskutohen gjatë në mediat italiane. Një pretendim i Lazios për prekje të topit me dorë nuk u akordua 11 metërsh nga Giacomelli që nuk vendosi të konsultohej me sistemin VAR, ashtu siç bëri për rastin “Immobile” i cili nuk i përmbajti nervat pas provokimit të mbrojtësit Burdisso. Direkt karton i kuq për sulmuesin bardhekaltër dhe ai moment ndryshoi rrjedhën e takimit pasi menjëherë me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës, Torino kaloi në avantazh me Alex Berenguer, ndërsa 10 minuta më pas Tomas Rincon shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes. Lazio u përpoq të reagonte dhe krijoi iluzionin e rikthimit në ndeshje me realizimin e Luis Albertos, por rrjeta e Simone Ederas vulosi shpresat e skuadrës së Simone Inzaghit. Një humbje që peshon shumë në sezonin e bardhekaltërve të cilët kishin mundësi të barazonin me pikë Romën e vendit të katërt, ndërsa Torino rigjen buzëqeshjen me një fitore që për momentin shpëton pankinën e ish-it të madh të mbrëmjes, Sinisa MIhajlovic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...