Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Incident para ndeshjes me Torpedon, mbrojtësi dardan nuk lejohet të udhëtojë me skuadrën

Tirana do duhet të bëjë pa mbrojtësin Qëndrim Ismajli. Futbollisti i afruar gjatë merkatos së verës tek bardheblutë nuk ka mundur që të udhëtojë drejt Gjerogjisë për ndeshjen e parë që kryeqytetasit kanë me Torpedo Kutaisi. Gjerogjia nuk e njeh Kosovën dhe duke qenë se Ismajli ka vetëm pasaportë kosovare, nuk është lejuar të udhëtojë drejt shtetit gjeorgjian.

Lexo edhe:

Dokumentacioni i paraqitur për lojtarin nuk ka qenë i mjaftueshëm që të kalonte për të udhëtuar me skuadrën e në të tilla rrethana, trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë një lojtarë më pak për ndeshjen e parë me Torpedo Kutaisi. Kjo nuk është hera e parë që skuadrat shqiptare përballen me probleme të tilla, ku lojtarëve nga Kosova ose vendet e huaja nuk lejohen të udhëtojnë në shtete të ndryshme.

Tirana e luan të enjten ndeshjen e saj të parë në Conference League në orën 19:00 në Kutaisi, ndërsa sfida e kthimit do të luhet pas një jave, por mbetet për t’u caktuar se ku do të zhvillohet pasi Air Albania ka fushën e dëmtuar, ndërsa Selman Stërmasi është prej kohësh jo funksional.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...