Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Incidenti me portierin e Aston Villas, City kërkon falje, premton ndëshkimin shembullor të autorëve

Sapo gjyqtari kryesor vërshëlleu për përfundimin e sfidës mes City-t dhe Aston Villas, tifozët e kampionëve të saposhpallur u dyndën në fushë, për të festuar këtë titull dramatik. Pikërisht në këtë moment i shënua një episod i rëndë, që sigurisht nuk do të kalojë pa u ndëshkuar: portieri i Villans, Robin Olsen, u godit në pjesën e pasme të kokës nga disa ultras të papërgjegjshëm të City-t.

Klubi i Manchester City-t ka reaguar me një qëndrim zyrtar për këtë incident, duke kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj portierit kundërshtar:

“Manchester City dëshiron t’i kërkojë sinqerisht falje portierit të Aston Villas, Robin Olsen, i cili u sulmua pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen e sotme, kur tifozët hynë në fushë. Klubi ka nisur një hetim të menjëhershëm dhe pasi të identifikohet, personi përgjegjës do t’I komunikohet ndalimi për një kohë të papërcaktuar në stadium.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...