Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Incidenti në ndeshjen e play off-it, basketbollisti serb gjest të shëmtuar ndaj pronarit të kundërshtarëve

Përballja e play off-it mes Denver Nuggets dhe Phoenix Suns (Nuggets thelluan diferencën e serisë në 2-0) në NBA ofroi një episod të pazakontë gjatë periodës së dytë.

Një nga lojtarët e Suns përfundoi te spektatorët në përpjekje për të arritur topin që po dilte jashtë vijave të fushës.

Në këtë moment, basketbollisti serb, Nikola Jokic (më i miri i takimit me 39 pikë), shkoi të merrte topin për të rinisur shpejt lojën.

Ai shtyn me bërryl një person për t’ia tërhequr me forcë topin tifozit që e mbante në duar.

Lexo edhe:

Në fakt, personi ndaj të cilit kreu veprimin ishte vetë pronari i Phoenix Suns, Mat Ishbia.

Reagimi i tifozëve në radhët e para por edhe i basketbollistëve të Suns ishte i menjëhershëm.

Jokic ia hodhi vetë me një faull teknik, ndërsa pas ndeshjes u justifikua se veprimi i tij ndodhi pas “tifozi” e kishte shtyrë i pari.
https://www.youtube.com/watch?v=fJcBUz9kl1A

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...