Tenis

Indian Wells, japonezi Taro eliminon Djokovicin, “ok” Federer

Eliminim i papritur i Novak Djokovic në “Indian Wells”-it. I rikthyer në fushë pas mungesës së gjatë për shkak të një dëmtimi në bërryl, “Nole” u mposht që në raundin e dytë të këtij turneu nga numri 109 i botës Daniel Taro.

Kundërshtari i Djokovicit triumfoi me “tiebreak” në setin e parë, por serbi u kundërpërgjigj duke fituar setin e dytë 6-3. Seti përfundimtar nuk kishte histori, me Taron që e dominoi atë duke e mbyllur 6-1, e duke fituar krejt ndeshjen 2-1.

 

Ndryshe nga Djokovic, nuk gabon Roger Federer, që iu imponua argjentinasit Delbonis, 2-0 me sete, 6-3, 7-6, në një përballje që u ndërpre nga reshjet e shiut në setin e dytë, kur rezultati ishte 2-2 me gejme.

Kundërshtari i radhës së Federerit, që kërkon titullin e 5-të në turneun kalifornian, do të jetë serbi Filip Krajinovic, numri 28 i renditjes ATP.

To Top