Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Indinjata e Jordan për vdekjen Floyd, dhuron 100 mln dollarë për luftën ndaj barazisë racore!

Përgatiti: Alked Gjebrea

Michael Jordan dhuron 100 milionë dollarë për luftën për barazinë racore. I konsideruar si basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave 57-vjeçari nju-jorkez është shfaqur gjithmonë tepër aktiv për të luftuar për një kauzë të tillë. Pas përshkallëzimit të situatës në Shtetet e Bashkuara për shkak të vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd në Minneapolis, si pasojë e dhunës policore, legjenda e basketbollit të NBA ka treguar për dhimbjen e madhe dhe hidhërimin që ka ndjerë, duke shfaqur madje hapur zemërimin e tij për gjendjen e krijuar. M.J. ka thënë se do të dhurojë plot 100 milionë dollarë për grupet që luftojnë për barazinë racore dhe drejtësinë shoqërore. Në një koment të tij 57-vjeçari nga Brooklyn shpjegoi se nëpërmjet Markës Jordan ai do ta shpërndajë një shumë të tillë, përgjatë një periudhe që shtrihet në kohë në harkun e një dekade.

Paratë do të shkojnë në favor të një numri të caktuar të organizatave, që po bëjnë përpjekje për të c’rrënjosur fenomenin e racizmit. Gjithçka vjen pas protestave masive dhe zemërimit që ka ngjallur anembanë Shteteve të Bashkuara si dhe në mbarë globin vdekja e George Floyd, si pasojë e dhunës së ushtruar në momentin e tij të arrestimit nga katër oficerë policie të Qytetit të Minneapolis-it. 46-vjeçari humbi jetën i asfiksuar, pas dhunës së ushtruar nga oficeri i policisë Derek Chauvin, që i peshoi me gju dhe me gjithë peshën e trupit, në pjesën e qafës, për më shumë se 8’.

Presidenti i “Jordan Brand” Craig Williams shpjegoi angazhimin e përbashkët ndërmjet ish-basketbollistit të famshëm dhe Grupit Jordan, për të dhuruar plot 100 milionë dollarë përgjatë 10 vjetëve të ardhshëm. Craig Williams tha se është koha për të bashkuar forcat me komunitetin, qeverinë si dhe udhëheqësit e lëvizjes qytetare për të krijuar një ndikim të qëndrueshëm, të përbashkët. Ai shtoi se nevojitet vërtet shumë punë, për të shtuar influencën dhe për të patur një impakt të vërtetë, në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit me ngjyrë, një përgjegjësi që “Jordan Brand” e ka marrë parasysh dhe e ka përqafuar prej kohësh

. Javën e kaluar Michael Jordan deklaroi se e shikon dhe e ndjen shumë dhimbjen, zemërimin dhe zhgënjimin e të gjithëve. M.J. theksoi se është pozicionuar prej kohësh në krahun e atyre që duan ndalimin e dhunës dhe c’rrënjosjen e racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Michael Jordan ka luajtur për plot 15 sezone në NBA, ku ka fituar gjashtë “unaza” me franchise-n nga Illinois-I Chicago Bulls.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...