Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Infantino e provon përsëri: Botëror dhe Europian çdo 3 vjet/ Ja si do zhvillohen

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një propozim të ri për riorganizimin e kalendarit botëror gjatë Kongresit të mbajtur në Doha përpara shortit të grupeve të Kupës së Botës në Katar. Sipas raportimeve të “The Sun” ideja do të ishte organizimi i kampionatit botëror çdo tre vjet si pjesë e një cikli 36 mujor të turneve: në vitin e parë planifikohet të jetë Kupa e Botës për Klube me 24 ekipe, në verën e vitit të dytë sipas Infantinos do të zhvillohen turnetë continental si Europiani dhe Copa America, ndërsa viti i tretë do të jetë ai i Botërorit.

Bazuar në raportimet e “The Sun”, Infantino kishte folur për polemikat lidhur me hipotezën e Botërorit dyvjeçar duke thënë se: “FIFA nuk e propozoi. Në Kongresin e kaluar iu kërkua të studiohej fizibiliteti i saj dhe FIFA e bëri këtë, duke arritur në përfundimin se është i realizueshëm. “

Në deklaratat e mëvonshme, megjithatë, ai shtoi se: “është thelbësore të bëhet diçka, pavarësisht nëse është një Kupë Botërore çdo dy apo çdo tre vjet”. Drejtuesit e FIFA-s e kanë kuptuar se dy verat e ardhshme janë pa ngjarje të mëdha ndërkombëtare, nëse ky projekt nuk fillon në vitin 2023, një hipotezë që aktualisht duket e pamundur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...