Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka pranuar këtë të enjte se ka një “konflikt të qartë interesi” për futbollin e femrave, pasi është baba i katër vajzave plus gruaja dhe nëse nuk mbështet femrat, nuk mund të “kthehet në shtëpi në darkë”.
“Më duhet të deklaroj një konflikt të qartë interesi: jam baba i katër vajzave, kështu që nëse nuk mbështes gjithçka që ka të bëjë me gratë, nuk mund të shkoj më kurrë në shtëpi në darkë”,-tha Infantino, i cili shtoi menjëherë: “Larg të gjitha shakatë (futbolli i femrave), ai është me rëndësi jetike”.
Këto deklarata kreu i FIFA-s i bëri gjatë një konference me mediet, ku ndër të tjera foli edhe për Botërorin, ndërsa shtoi se Katar ka bërë shumë përparime sa i përket të drejtave njerëzore.
