Ligue 1

Infektime dhe merkato në aksin Torino-Paris, Juventusi pa kapitenin kundër Napolit

Klubet e futbollit po përballen me infektime të shumta të lojtarëve dhe stafeve teknike. Kontinenti i vjetër po përballet me një valë të madhe pandemie.

Juventus ka humbur shërbimet e Giorgio Chiellinit për disa ditë. Kapiteni ka rezultuar pozitiv në tamponin e fundit dhe ka nisur menjëherë karantinën.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Chiellini ka humbur në këtë mënyrë ndeshjen me Napolin në kampionat (6 janar). Raste me koronavirus edhe te PSG, që bën të ditur infektimin e tre futbollistëve dhe një pjesëtari të stafit teknik.

Ndërkohë, ka zhvillime edhe në merkato. Me Moratën me valixhe gati, Allegri u ka kërkuar drejtuesve të Juventusit t’i sjellin në ekip Mauro Icardin.

Bisedimet me sulmuesin argjentinas kanë nisur, akordi është afër, teksa klubi italian po punon për të bindur PSG-në për ta marrë lojtarin në huazim me të drejtë blerje.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency