Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Infermieria e Lazios me lajme të mira për Inzaghin

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë deri në përballjen më të rëndësishme të sezonit për Lazion, atë ndaj Interit në ‘Olimpico’, infermieria vjen me disa lajme të mira për trajnerin Inzaghi.

Kështu sulmuesi Ciro Immobile dhe mesfushori Marco Parolo duket se janë rikuperuar dhe do të jetë plotësisht të gatshëm për sfidën e të dielës në mbrëmje.

I pari ka filluar punën me skuadrën, ndërsa Parolo pasi punoi dje në palestër, sot iu bashkua grupit, duke u stërvitur plotësisht me ngarkesë të plotë. Gjithsesi nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Luis Alberton, që ka qenë nga pikat më të forta të Lazios në këtë sezon.

Fantazisti spanjoll u rikthye në kryeqytetin italian dje, pasi kishte punuar me një fizioterapiste personale në atdheun e tij, por duket ende larg rikuperimit.
Edhe sot Luis Alberto ka punuar veçmas, ndërsa pritshmëritë e mjekëve të bardhekaltërve për ta riaftësuar deri të dielën, janë thuajse minimale.

Natyrisht që mungesa e tij mund t’u peshojë shumë bardhekaltërve, që duhet të llogaritin edhe lënien jashtë për arsye etike mbrojtësin holandez De Vrij, që gjithashtu ka qenë një nga pikat më të forta të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...