Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Infermieria e mbushur, Vllaznia shpreson te rikuperimi i dy titullarëve

Plot 4 të dëmtuar dhe shumë pikëpyetje për formacionin e sfidës së të hënës në Kukës. Vllaznia dhe trajneri Ernest Gjoka duhet të bëjnë llogaritë me mungesat, pasi infermieria që pas sfidës me Partizanin, është mbushur.

Kështu Sedat Berisha u zëvendësua gjatë pjesës së dytë, pas një dëmtimi në brinjë, që nuk e lejonte të vijonte sfidën. Vetëm pak çaste më pas, i dëmtuar la fushën e lojës edhe mbrojtësi i djathtë Olsi Gocaj, ndërsa Krymi e Vucaj u detyruan të shtrëngojnë dhëmbët për të përfunduar sfidën, pasi nuk kishte më zëvendësime.

Te shkodranët ka shumë optimizëm për rikthimin e Vucajt, një elementi kyç të lojës së Gjokës në takimet e fundit, por edhe të mbrojtësit Gocaj, në të djathtë. Sa i përket Krymit, pritet që me të të mos rrezikohet, pasi rikthimi i Orelesit qetëson situatën në mesin e fushës.

Vllaznia do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga sfida në Kukës, pasi ka nevojë për sa më shumë pikë, që t’i largohet zonës së ftohtë. Presioni rritet edhe më tepër, kur evidentohet fakti se Teuta do të ketë një sfidë praktikisht të lehtë përballë Lushnjës dhe pritet të bëjë detyrën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...