Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Inflacioni në futboll, ja sa do të kushtonin sot “yjet” e së shkuarës

Cilët do të ishin futbollistët më të shtrenjtë në Premier League nëse do të bliheshin sot? Një studim i realizuar nga “TotallyMoney” është përpjekur t’i japë përgjigje kësaj pyetje.

Studimi mori në konsideratë transferimet e futbollistëve të Premier League-s, duke nisur që nga viti 1992, kur kampionati elitar i futbollit anglez ndryshoi emër. Prej këtu u bë një krahasim midis blerjeve më të bujshme, duke marrë në konsideratë rritjen e kostove të transferimeve në kohë.

Kësisoj është llogaritur një lloj “inflacioni i futbollistit”, për të krahasuar blerjet e dikurshme në kohë me të tjera tani dhe për të kuptuar se sa do të kushtonin disa nga futbollistët më të mirë dikur në ditët e sotme.

Shenvchenko në majë të podiumit

Në vendin e parë në klasifikim qëndron një sulmues, i cili fitoi më shumë famë duke luajtur në Itali, te klubi i Milanit. Andriy Shevchenko, i cili i kushtoi pak më shumë se 29 milionë paundë Chelsea-t në vitin 2006, sot do të vlente 144 milionë paundë, një shifër që do ta bënte atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Në vend të dytë, Rio Ferdinand, vlera e transferimit të të cilit nga Leeds United te Manchester United në vitin 2002 ishte 29 milionë paundë. Sot, mbrojtësi do të vlente pak më shumë se 125 milionë paundë.

Vendi i tretë në podium do t’i takonte Alan Shearer, ikona e Newcastle dhe e Manchester Unted. Kur u transferua te “Magpies” në vitin 1996, klubi anglez pagoi rreth 13 milionë paundë, një shifër rekord në atë kohë. Sot sulmuesi do të kushtonte pak më shumë se 121 milionë paundë.

Pse janë rritur çmimet e transferimeve?

Gjithnjë sipas studimit të “TotallyMoney”, mendohet se stadiumet, rritja e potencialit reklamues televiziv, si dhe strategjitë më të mira që lidhen me merchandising, janë arsyet kryesore të rritjes së kostos së lojtarëve. Sot klubet po fitojnë më shumë se kurrë, gjë që do të thotë që kanë më shumë para për të shpenzuar dhe shpesh janë të përfshirë në një luftë me oferta me klubet e tjera për të rrëmbyer futbollistët më të mirë në fushë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...