Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Iniciativa dhe dhuratat e DigitAlb, Lilaj dhe Poçari zbulojnë detajet

Në një prononcim për SportNews me gazetaren Albana Bejko, Elion Lilaj – drejtori i Marketingut në DigitAlb – dhe Ireta Poçari – Menaxhere e Komunikimit dhe Medias në DigitAlb – shpjeguan inciativën e DigitAlbit me qëllim krijimin e një atmosfere të zjarrtë për kombëtaren kuqezi pak orë përpara duelit me Çekinë.

LILAJ – “Meqë në Paris plisi na solli fat, ideja lindi pse jo të mos na sjellë përsëri fat edhe për Berlin. Iniciativa është tërësisht e DigitAlb. Është bërë e mundur gjithë kjo atmosferë me plis në stadium. Stafi i DigitAlb kanë punuar dje në stërmundim, meritë e veçantë e tyre. DigitAlbi e ka bërë detyrën e vet, tani ta bëjnë edhe djemtë e Kombëtares. Që të shkojmë në Gjermani. DigitAlb ka menduar që ndeshjen ta transmetojë falas edhe për të gjithë klientët e paketës familjare.

22 mijë plisa, DigitAlb vjen me dhurata speciale për të gjithë shqiptarët

Kushdo që ka aktiv një paketë familjare, mund ta shohë ndeshjen në kanalet e SuperSportit. Të gjithë ata që nuk e kanë këtë paketë dhe duan ta shohin ndeshjen, mjafton të blejnë një abonim në paketën familjare. Dhe do ta përfitojnë ndeshjen falas. Do transmetohet falas në kanalet e SuperSport. Nuk kemi asnjë lloj kufizimi, mund ta shohin gjithë shqiptarët në gjithë botën nëpërmjet aplikacionit OTT. Kjo është risia e DigitAlb. Mund ta ndiqni kudo nëpërmjet aplikacionit”.

POÇARI – “Për ata që nuk kanë patur mundësi të gjejnë biletë, ne i ftojmë të gjithë të vijnë në stendën e DigitAlb. Në fanzone, në sheshin ‘Skëndërbej’. Ku do të kenë mundësinë të marrin nga një plis dhuratë, për ta mbajtur krenarisht në kokën e tyre gjatë kohës që transmetohet ndeshja. Mjafton të shkarkojnë aplikacionin DigitAlb në telefon. Një plis mund të merret dhuratë edhe duke u paraqitur në dyqanet e DigitAlb, jo vetëm këtu. Në çdo kohë gjatë ditës së sotme“.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...