Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Iniciativa e CR7, hotelet e tij do t’i kthejë spitale…falas

Cristiano Ronaldo po qëndron në Madeira, Portugali, nga ku po dërgon mesazhe sensibilizuese por jo vetëm. CR7 është hedhur në veprim, duke dhënë ndihmë konkrete në luftën kundër Coronavirusit. Sulmuesi i Juventusit, pas fitores në derbin e Italisë, fluturoi me avion privat drejt banesës së tij në vendlindje, ku do të qëndrojë derisa situata të qetësohet.

“Ylli” portugez ka vendosur t’i transformojë hotelet e tij në vendin luzitan në spitale për të kontribuar në luftën kundër pandemisë. Lajmi është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është botuar edhe nga Marca në Spanjë.

Spitalet e reja të Ronaldos do të funksionojnë falas, madje edhe mjekët, infermierët dhe pjesa tjetër e personelit do të paguhen nga CR7.

Një iniciativë e bukur për të ndihmuar në përpjekhet për të mposhtur virusin vdekjeprurës.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...