Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Iniciativa e mrekullueshme e tifozëve të Liverpool, Eriksson për një ndeshje trajner i “The Reds”

Para disa ditësh, trajneri i mirënjohur Sven Goran Eriksson lajmëroi se vuante nga një sëmundje e rëndë (tumor në pankreas), një njoftim që tronditi të gjithë botën e futbollit aq më tepër kur suedezi paralajmëroi se ndoshta nuk i ka mbetur më shumë se një vit jetë.

Mesazhe të shumta kanë shkuar në drejtim të 75-vjeçarit që po bën maksimumin në luftën kundër kësaj sëmundje të keqe. Së fundmi, tifozët e Liverpool kanë nisur një fushatë mjaft emocionuese, që të paktën për një ndeshje Eriksson të drejtojë nga stoli skuadrën e tyre të zemrës. Eriksson është shprehur se është një tifoz i “The Reds-ave”, dhe se ëndërronte që një ditë ta drejtonte skuadrën në Anfield.

Lexo edhe:

Me këtë iniciativë të tifozerisë së kuqe, kjo ëndërr e Eriksson mund të bëhet realitet dhe drejtuesit e klubit kanë nisur ta studiojnë si mundësi. Duket se data më e përshtatshme është në marsin e vitit të ardhshëm me Liverpool që planifikon një miqësore ndaj Ajaxit.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....