Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Iniesta rrëfen momentin e vështirë të jetës: Çdo gjë e sheh të zezë…

Nuk është hera e parë që ai flet për jetën e tij, Andres Iniesta kujtoi edhe një herë në podcastin “The Wild Project” të youtuberit Jordi Wild, një nga momentet më të komplikuara që ka kaluar prej depresionit.

“Nëse i ndodh dikujt, që është i famshëm, i cili teorikisht ka gjithçka në botë, shtëpitë më të mira, makinat më të mira… Dhe ju thoni: “Kjo mund t’i ndodhë kujtdo”. Nuk bëhet fjalë për gjëra materiale. Qëllimi i vetëm ishte që, ta shpjegoja, ta transmetoja… shumë natyrshëm, sepse mendoj se të gjithë i kalojnë të gjitha ato faza”, deklaroi Don Andres.

Iniesta kujton se si ka jetuar apo si kanë qenë ato ditë për të.

“Unë nuk e kisha atë gëzim apo energji që duhet ta kesh në jeta. Fillon të ndihesh keq, thua se diçka nuk funksionon. Hyn në trupin dhe mendjen tënde dhe e shikon çdo gjë të zezë. Mezi prisja të vinte mbrëmja për të marrë pilulën time dhe për të pushuar. Ai ishte momenti i kënaqësisë më të madhe.”

Iniesta, siç e ka shpjeguar edhe herë të tjera, nisi të ndihej keq pas vdekjes së papritur të mikut të tij, Dani Jarque, nga një atak në zemër në vitin 2009.

Edhe pse mund të konsiderohet i shëruar nga depresioni, ende konsultohet me mjekun:

“Vazhdoj të shkoj në terapi. Më pëlqen të dëgjoj profesionistët që flasin për sëmundjet mendore dhe depresionin. Me kalimin e kohës jeta të mëson se depresioni dhe sëmundjet mendore mund të prekin këdo”.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...