Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Iniesta zyrtarizon këtë të premte largimin nga Barcelona

E përditshmja katalane shumë pranë Barcelonës, “El Mundo Deportivo” shkruan ditën e sotme se Andres Iniesta ka vendosur të zyrtarizojë largimin nga “blaugranat” këtë të premte nëpërmjet një konference për shtyp. 33-vjeçari kishte kohë deri më 30 prill për të sqaruar vendimin e tij për të ardhmen, pra nëse do të vijonte të qëndronte te Barça (ka kontratë përjetë, e nënshkruar 6 tetorin e kaluar), apo do të preferonte një destinacion të ri.

Një nga mesfushorët më virtuozë që ka njohur historia e futbollit e që do të mbushë 34-vjeç më 11 maj, sigurisht që nuk do të heqë dorë nga futbolli i luajtur, pasi do të transferohet në kampionatin kinez për tre vitet e ardhshme për një pagë shumë të lartë.

Të premten do të jetë thjesht një konferencë shtypi për zyrtarizimin e lamtumirës, sepse Iniesta do të vijojë të stërvitet me skuadrën për ndeshjet e mbetura në La Liga, ndërsa më 19 ose 20 maj, në ndeshjen e fundit me Real Sociedadin, kur të dorëzohet trofeu i kampionit, publiku i “Camp Nout” do t’i bëjë homazh “trurit” të skuadrës “blaugrana” në 15 vitet e fundit. Për Iniestën do të jetë titulli i nëntë kampion dhe i 32-ti në total me fanellën “blaugrana”. Pikërisht në sfidën ndaj skuadrës baske, “Don Andres” do të mbajë fjalimin e fundit në fushën e blertë të “Camp Nout”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...