Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Injoron Lukakun, Marotta: Skriniar zhgënjim! Titulli? Juventusi favorit

CEO i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për GDS rreth dy ish-lojtarëve si Romelu Lukaku dhe Milan Skriniar, teksa zgjedh bardhezinjtë e Juventusit si skuadrën favorite për fitimin e Serie A.

Lukaku është e kaluara, tek Interi askush nuk mendon më për të. Askush, e theksoj: askush.

Skriniar? Përjetova një ndjenjë të fortë zhgënjimi. Sepse kur një futbollist nuk rinovon, ai nuk del kundër drejtuesve dhe presidentit. Thjesht del kundër historisë dhe vlerave të klubit.

Milan i bëri keq Interit, jo personave në klub. Ai mund të kishte rinovuar. I bëmë disa propozime, si vendosja e një klauzole largimi që do të mbronte atë dhe interesat tona. Por refuzonte sistematikisht.

Gara për titullin? Kam fituar titullin tim të parë në Torino me Conten në pankinë. Ishim pa impenjime europiane.

Përvoja më thotë se të planifikosh sezonin vetëm me kampionatin dhe Kupën e Italisë është një avantazh. Prandaj them se Juventusi është favorit për titullin”, deklaroi Marotta.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...