Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Insigne i dyzuar mes rinovimin dhe ofertës së PSG-së

Ditët në vijim pritet të jetë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Lorenzo Insignes, me sulmuesin që është mes dilemës për të rinovuar me Napolin, apo një transferimi të mundshëm në Francë, te Paris Saint Germain.

Aktualisht sulmuesi përfiton një pagë prej 4.5 milionë eurosh te napolitanët dhe në ditët në vijim pritet një takim mes agjentit të tij Mino Raiola dhe presidentit Aurelio De Laurentiis, ku pritet të bëhet e qartë kërkesa e Insignes për një pagë prej 6.5 milionë eurosh në vit.

Ndërkohë, në Paris janë në kërkim të një sulmuesi, pasi e dinë se në verë pritet të largohet njëri mes Mbappe dhe Neymar, ndaj Tuchel ka kërkuar kapitenin e Napolit, si njeriun ideal për të luajtur në krahët e repartit të avancuar.

Në Paris Insigne do të gjejë Verratin, mikun e tij në kombëtaren italiane, ndërsa do të ketë edhe mundësinë për të luftuar për Ligën e Kampionëve, por problem këtu mbetet çmimi i kartonit të futbollistit.

Kjo pasi De Laurentiis pretendon 100 milionë euro për të lënë të lirë Insignen, shifër kjo e konsideruar shumë e lartë nga francezët, që janë treguar të gatshëm të paguajnë deri në 70 milionë euro.

Por nuk duhet harruar se PSG ndjek prej kohës hedhe emra si Allan e Koulibaly, ndaj nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të vijë një ofertë joshëse për yjet napolitanë, që do ta detyronte De Laurentiis të hiqte dorë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...