Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Insigne, i sinqertë: Idhulli im, Del Piero!

Lorenzo Insigne zhgënjen tifozët e Napolit. Nuk është fjala për të ardhmen e tij apo për cilësitë teknike që i ka të padiskutueshme, por për një deklaratë që nuk mund t’u ketë pëlqyer mbështetësve të zjarrtë napolitanë.

Gjatë një prononcimi për mediat italiane, ku kujtoi disa nga episodet më emocionuese të karrierës së tij, sulmuesi 26-vjecar deklaroi se idhulli i tij është një ish-juventin, Alessandro Del Piero. Sipas Insignes, De Piero, përvecse një futbollist i madh, është edhe një njeri për t’u marrë shembull.

Sulmuesi i Napolit kujton me zhgënjim se nuk e kishin pranuar si te Torino ashtu edhe tek Interi për shkak të trupit të vogël. Falë refuzimit të tyre, tashmë është një nga lojtarët më të mirë të Napolit. Të paktën për këtë fakt tifozët napolitanë duhet të ndihen më fat.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...