Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Insigne në top formë, tërheq vëmendjen e klubit anglez

Pas një starti të jashtëzakonshëm me 6 gola në 8 ndeshje, në kampionatin italian, Lorenzo Insigne është shndërruar në lider jo vetëm të skuadrës së Ancelottit, por edhe të kombëtares italiane.

Napolitani ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij, pro së fundi mediat angleze raportojnë se ka qenë Jurgen Klopp, ai që u ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit, të sjellin në “Anfield Road” sulmuesin italian.

27-vjeçari shtatshkurtër ka gjetur veten nën drejtimin e Ancelottit, me të cilin po luan në një rol të ri, më pranë portës, ku ka treguar edhe aftësitë si goleador.

Cilësitë e Insignes për të luajtur praktikisht në të gjithë pozicionet e repartit të avancuar, kanë bindur teknikun gjerman të Liverpoolit, që të provojë transferimin në Angli të sulmuesit.

Natyrisht që gjithçka pritet të ndodhë verën e ardhshme, por Insigne është një lojtar nga i cili De Laurentiis vështirë se do të pranonte të hiqte dorë, pasi është beniamini i tifozërisë.

Megjithatë klubet angleze janë mjaftueshëm të pasura dhe Liverpooli mund të befasojë me ndonjë ofertë të parezistueshme ndaj napolitanëve, për t’i bindur të heqin dorë nga Lorenzo Insigne.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...