Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Inter apo Milan? Kristjan Asllani vendos, zgjedh ku do transferohet

Kristjan Asllani ka zgjedhur ekipin e ri. Mesfushori shqiptar, i cili ia doli të fitojë një fanellë titullari me Empolin sezonin e kaluar duke dhuruar paraqitje shumë të mira në Serie A, ka arritur akordin me Interin.

Gazetari Fabrizio Romano shkruan se drejtuesit e klubit zikaltër kanë gjetur gjuhën e përbashkët me 20-vjeçarin nga Elbasani për kushtet personale, me mesfushorin që cilësohet si pasardhësi i kroatit Brozovic.

Për shërbimet e Asllanit ishte në garë edhe Milani. Paolo Maldini e donte pjesë të skuadrës së Piolit, por tek Interi janë shfaqur më bindës në bisedimet me agjentin dhe lojtarin shqiptar.

Tani duhet arritur akordi me klubin toskan, që kërkon rreth 15 milionë euro për kartonin e lojtarit të talentuar të kombëtares, që golin e parë në Serie A e realizoi pikërisht ndaj Interit në “San Siro”.

Asllani zhvilloi 26 ndeshje me Empolin sezonin e fundit mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asiste.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...