Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter arrin marrëveshjen me dy futbollistë, tani sulm për Lukakun

Takimi i dy ditëve më parë mes Piero Ausilios dhe menaxherit të Nicolo Barrelas, Alessandro Beltrami, ka çuar në finish marrëveshjen për kalimin e 22-vjeçarit te Interi.

Akordi me Cagliarin është arritur për shumën e 45 milionë eurove, nga të cilat 30 do të paguhen kesh, ndërsa diferenca do të kompensohet me dy nga 4 futbollistë si Dimarco, Bastoni, Radu dhe Eder.

Nga ana tjetër, futbollisti do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me Interin dhe do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë menjëherë pas angazhimeve të Italisë në eliminatoret e Euro 2020-ës.

Pak a shumë në të njëjtën pikë është edhe marrëveshja për kalimin e Edin Dzekos në Milano, teksa këto ditë Ausilio pritet të ulet me drejtues të Romës, për të konkretizuar akordin e arritur tashmë.

Më pas vëmendja do të përqendrohet te afrimi i një emri të bujshëm në sulm, ku në pole është belgu Romelu Lukaku, por marrëveshja me Manchester United duket ndjeshëm e komplikuar.

Kjo pasi “djajtë e kuq” kanë refuzuar Icardin dhe kërkojnë 70 milionë euro kesh për kartonin e belgut aq shumë të dëshiruar nga Conte, por një shifër e tillë vështirë se mund të paguhet nga zikaltrit.

Po në Angli, zikaltrit po negociojnë edhe me Chelsean, për të marrë në huazim me të drejtë blerjeje mbrojtësin anësor Zapacosta, i cili pëlqehet shumë nga Conte, pasi ishte ky i fundit që e mori në Londër.

Paralelisht Interi po punon edhe me merkaton në dalje, ku pret me interes ofertat në drejtim të Joao Mario dhe Dalbert, dy emra që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes dhe që mund të përmirësojnë bilancin, nëse shiten në shifrat e duhura.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...