Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dopietë e Icardit, Interi rikthehet në vendin e dytë (Video)

Interi rikthehet te fitorja dhe rimerr vendin e dytë të renditjes, duke vijuar të ndjekë Napolin. Zikaltrit kanë mposhtur 2-0 Atalantën, në një sfidë ku të 2 golat u shënuan në 45-minutëshin e dytë, nga i përhershmi Masuro Icardi, që mposhti Berishën me 2 goditje me kokë.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa Interi vuajti shumë rreshtimin e Atalantës. Skuadra e Gasperinit mbyllte mirë hapësirat në mbrojtje dhe kundërsulmonte rrezikshëm. 2 ishin rastet më të pastra në këtë pjesë, ku Handanoviç ndali Hateboerin e Atalantës dhe Berisha hipnotizoi kapitenin e Interit, Icardin.

Por në pjesën e dytë Interi futet me një tjetër marsh dhe Icardi korrigjon shënjestrën, teksa ndëshkon 2 herë brenda 15 minutave, Atalantën. Fillimisht në minutën e 52-të’, pas ekzekutimit të një faulli nga e djathta e sulmit dhe më pas në të 60-ën, pas një kundërsulmi të nisur nga D’Ambrosio.

Minutat në vijim zikaltrit administrojnë lojën, ndërsa Atalanta, me gjithë zëvendësimet e Gasperinit, nuk ka fuqi të rrezikojë portën e Handanoviçit, duke lënë të pandryshuar rezultatin 2-0.

Me këtë fitore Interi rikthehet në vendin e dytë me 33 pikë, pas 13 javëve, 2 më pak se Napoli kryesues dhe 2 më shumë se Juventusi i vendit të 3-të. Java e 13 e Serisë A mbyllet nesër me sfidën Verona-Bologna.

60’ – Sërish Icardi, Inter dyfishon. D’Ambrosio rrëmben një top në krah dhe kroson në zonë, aty ku argjentinasi shkëputet dhe ndëshkon sërish Berishën. Inter kryeson 2-0 dhe shkon i qetë drejt fitores.

51’ – Icardi zhbllokon rezultatin. Inter e nis vrullshëm pjesën e dytë dhe gjen golin në minutën e 51-të, me anë të të zakonshmit, kapitenit Icardi. Argjentinasi shfrytëzon një krosim të ardhur në zonë dhe ndëshkon me kokë Etrit Berishën.

Formacionet zyrtare:
INTER (4-2-3-1): 1 Handanovic; 33 D’Ambrosio, 37 Skriniar, 25 Miranda, 21 Santon; 11 Vecino, 5 Gagliardini; 87 Candreva, 20 Borja Valero, 44 Perisic; 9 Icardi.
ATALANTA (3-4-3): 1 Berisha; 6 Palomino, 3 Toloi, 5 Masiello; 33 Hateboer, 4 Cristante, 15 De Roon, 21 Castagne; 72 Ilicic, 27 Kurtic, 10 Gomez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...