Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Inter bind austriakun Lazaro, pritet akordin me Hertha Berlin

Interi vazhdon të punojë për t’i dhënë Antonio Contes një anësor të vlefshëm për të vënë në zbatim skemën 3-5-2, që ish-trajneri i Kombëtares Italiane ka ndërmend të përdorë në rreshtimin e skuadrës.

Zikaltërit duket se e kanë gjetur lojtarin ideal për këtë rol. Bëhet fjalë për Valentino Lazaro, austriaku i talentuar 23-vjeçar, i cili luan në Gjermani të Hertha Berlin.

Marrëveshja me lojtarin tashmë duket se është arritur, ndërkohë që duhet të gjendet akordi me klubin nga kryeqyteti gjerman. Inter e ka bërë ofertën e parë, 17 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera bonus, ndërkohë që drejtuesit e Herthas kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...