Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Inter dhe Barcelona vijojnë negociatat për transferimin e Lautaros

E ardhmja e Lautaro Martinezit është e destinuar për të qenë në “Camp Nou” te Barcelona, ndërsa klubi katalan dhe Interi vijojnë bisedimet për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen e transferimit të sulmuesit argjentinas.

Ky i fundit ka një klauzolë largimi nga Interi për shifrën e 111 milionë eurove, ndërsa Barcelona është e gatshme ta vlerësojë edhe më shumë, por me kushtin që të mos i paguajë të gjitha kesh dhe që më shumë se gjysmën ta kompensojë me futbollistë të tjerë.

Todibo, Alena, Arthur dhe Semedo janë emrat e futbollistëve pëlqehen nga Interi, me drejtuesit zikaltër që do të provojnë të përfshijnë në marrëveshje pikërisht dy të fundit dhe të arkëtojnë edhe një shifër prej 60 milionë eurosh.

Nga ana tjetër Barcelona ka dhënë miratimin paraprak vetëm për portugezin Semedo dhe ka shtuar në listën e alternativave emra si Vidal e Rakitic, që për shkak të moshës së madhe mbi supe, nuk vlerësohen me prioritet nga Interi.

Për Lautaron interesohen edhe klube si Manchester City e Real Madrid, ndaj synimi i drejtuesve të Barcelonës është të arrijnë akordin me Interin para përfundimit të sezonit, me qëllim që verën e ardhshme të përqendrohen në objektiva të tjera.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...