Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter dhe Milan, kundër shoqërisë që administron San Siron

Pas Milanit, që depozituan dje prishjen e kontratës me kompaninë që menaxhon stadiumin ‘San Siro’, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Interi ditën e sotme.

Të dy klubet e Milanos kanë një kontratë me kompaninë ‘M-I Stadio Srl’, që menaxhon stadiumin mitik, e cila zgjat deri në qershor të 2018-ës dhe rinovohet automatikisht nëse asnjë nga klubet nuk njofton më herët prishjen e saj.

Por si Interi, edhe Milani janë të pakënaqura me mënyrën e menaxhimit të stadiumit, që ka mbetur i vjetëruar dhe kanë dalë haptazi kundër kësaj shoqërie.

2 klubet e Milanos kanë kërkuar uljen në një tryezë edhe me Bashkinë, për të rregulluar kushtet e menaxhimit, që deri në këtë pikë, është i papranueshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...