Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Inter “djeg” konkurrencën, vesh zikaltër sulmuesin e talentuar Darian Males

Interi ka “djegur” konkurrencën e disa skuadrave italiane dhe europiane, për të marrë shërbimet e sulmuesit të talentuar zviceran Darian Males, i cili është rritur te skuadra e Lucernës dhe ka debutuar me ta edhe në Superligë.

Zikaltrit kanë paguar 4 milionë euro për kartonin e sulmuesit 19-vjeçar dhe e kanë sjellë në Milano, në një operacion në bashkëpunim edhe me Genoan, ku pritet që Males të kalojë fillimisht në huazim për të fituar eksperiencë.

Darian Males ka mbërritur sot në Milano dhe do të kryejë vizitat mjekësore para se të hedhë firmën që do ta lidhë me Interin për 5 sezonet e ardhshme.

Sulmuesi i talentuar kërkohej edhe nga Juventus, Atalanta e Valencia, por në fund kanë qenë zikaltrit që kanë lëvizur me shpejtësi dhe kanë prezantuar projektin më interesant për Males, i cili ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Zvicrës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...