Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Inter e Barcelona takim për merkaton, katër emra në tryezën e bisedimeve

Inter e Barcelona takim për merkaton
Inter e Barcelona takim për merkaton

Inter e Barcelona takim për merkaton. Presidenti katalan, Joan Laporta dhe drejtori sportiv Alemany përfituan nga transferta portugeze e zikaltërve, për të zbarkuar në Oporto të martën, ku edhe takuan homologët e tyre te Interi, Marotta e Ausilio.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit më të lartë të të dy klubeve kanë folur për lojtarë si Kessie e Brozovic, për të cilët është negociuar edhe në janar, por edhe emra të rinj si Umtiti e Jordi Alba.

Xavi vijon të kërkojë me ngulm kroatin Brozovic, i cili nuk është më titullar te Interi, me shpërthimin e Calhanoglu dhe zikaltrit janë gati ta japin, por me një kusht.

Duan në këmbim mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie, i cili u transferua te Barcelona verën e kaluar, pasi i përfundoi kontrata me Milanin.

LEXO EDHE:

Shkëmbimi ishte pranë edhe në janar, por atëherë dështoi gjithçka dhe tani vijojnë bisedimet për ta bërë të mundur transferimin e dyfishtë në muajin janar.

Gjithashtu zikaltrit kanë kërkuar informacion edhe për mbrojtësin Samuel Umtiti, i cili është në huazim te Lecce dhe po bën mjaft mirë në Serinë A. Interi është ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje një vit më vonë, teksa katalanët duket se janë dakord.

Temë e bisedës ka qenë edhe tranferimi i Jordi Albës në Milano, por mosha e spanjollit nuk josh shumë drejtuesit e Interit, që kanë tashmë jo pak futbollistë 30 vjeç e lart dhe nuk duan ta ngrenë më shumë mesataren.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...